Presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim drejtuar vendit të tij ka thënë se nëse do të kishin më shumë armë, të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia do të kishin përfunduar luftën.

Presidenti Zelensky tha se: “Në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”.

Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që u duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”.

Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve.

Presidenti Zelensky shtoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile.

“Fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit që u zhvendosën në territoret e kontrolluara nga Rusia nuk dihet”, tha Zelensky.

Kjo vjen pasi ministria e mbrojtjes e Rusisë u ka lëshuar një ultimatum të ri trupave ukrainase që mbahen në qytetin e rrethuar të Mariupolit për të lënë armët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb