Departamenti i Thesarit në SHBA vendosi sanksione për ish-deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi me akuzat e korrupsionit, përfshirjes në grupe kriminale dhe shantazh ndaj qytetarëve.

Në urdhrin e SHBA-ve zbulohen edhe identitetet e tyre reale, pasi rezulton se Rakipi dhe Ndroqi kanë nga dy emra.
Sipas DASH, emri i vërtetë i Aqif Rakipit është Skënder Ejylbegaj, ndërsa i Ylli Ndroqit, është Xhemail Pasmaçiu.

“NDROQI, Ylli Bahri (a.k.a. PASMACIU, Xhemail; a.k.a. PASMACIU, Xhemal), Tirana, Albania; DOB 11 Mar 1965; POB Tirana, Albania; nationality Albania; Gender Male (individual) [BALKANS-EO14033].

RAKIPI, Aqif (f.k.a. EJYLBEGAJ, Skender), Elbasan, Albania; DOB 01 Apr 1964; POB Durres, Albania; nationality Albania; citizen Albania; Gender Male (individual) [BALKANS-EO14033].”, thuhet në urdhrin e SHBA-ve.

Njoftimi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb