Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza të vogla, ndërsa në pranga ka rënë një 33-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet E. H., banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, kanë konstatuar të riun dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb