Një student 20-vjeçar nga Britania e Madhe, i cili prej kohësh vuan nga tumori i ka dhënë fund beqarisë.

Owen Copland, i cili është në ditët e fundit të jetës, është martuar me personin e zemrës.

Edhe pse i është nënshtruar shumë operacioneve, djali nuk ka mundur të mposhtë luftën me tumorin, ndërsa kontrollet e fundit arrijnë në përfundimin se tumori është rritur ndjeshëm.

Kur mësoi fatin e tij prej mjekëve, Owen i kërkoi të dashurës Sarah Jones, që të martohej me të, madje në shtratin ku po trajtohet për sëmundjen.

Copland u diagnostikua me tumor në tru në nëntor 2020, teksa i kanë mbetur edhe disa ditë për të jetuar. Dasma është realizuar në mënyrë modeste, ku të ftuar ishin pak të afërm e miq. Owen së fundi ka kryer një sërë radioterapish dhe operacionesh, por pa sukses, pasi sëmundja përparon çdo ditë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb