Sëmundja dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në familjen Koleci në Vlorë. Kryefamiljari, Tafil Koleci vuan prej disa muajsh nga prostata, sëmundje që i ka sjellë shqetësime të mëdha, duke bërë që mos të ngrihet nga shtrati. Situata bëhet edhe më e vështirë, pasi 58-vjeçari e ka të pamundur që të marrë mjekimin, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Mësohet se e vetmja e ardhur për këtë familje është ndihma ekonomike, e cila nuk i del për asgjë. Koleci në një apel për ndihmë pranë ‘BalkanWeb’ tha se mjekët specialist në spitalin e Vlorës i kanë sugjeruar që të shkojë për një trajtim më të specializuar në QSUT, por ai pohon se e ka të pamundur që të udhëtojë drejt Tiranës pasi nuk ka të ardhura që të paguaj transportin.

“Po dergjem në shtrat për gati 5 muaj. Nuk kam mundësi të blejë më as ilaçet. Kam shkuar në spitalin e Vlorës dhe askush nuk më ka gjetur diagnozën e saktë. Më kanë thënë që të shkojë tek QSUT-ja, por nuk kam as lekë për rrugë. Kemi mbytur me borxhe deri në fyt, s’kemi ku të kërkojmë më. Ju lutem, vini dorën në zemër, na ndihmoni!”, apelon 58-vjeçari.

Për të gjithë ata që duan të ofrojnë ndihmë për familjen Koleci, më poshtë numri i telefonit: 0685120994

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb