Gjermania mbetet një ëndër për shumë shqiptarë që kërkojnë ti ikin varfërisë dhe skamjes, porse shumë pak prej tyre arrijnë ta prekin këtë ëndër pasi azili u refuzohet thuajse të gjithëve, është vetëm cështje kohe.

E në këtë pikë shteti gjerman duket se nuk kursen askënd, madje as të sëmurët rëndë që pasi i trajton për një periudhë kohe në spitale i ngarkon në avionin më të parë për ti kthyer në atdhe.

Një dëshmi e gjallë është historia që rrëfen Ymer Kollari, një mesoburr rreth të 50-ve nga Tirana i cili ka tre muaj që është deportuar nga autoritetet gjermane bashkë me gruan e tij.

Me mundim gjejmë shtëpinë diku në periferi të Alliasit ku është strehuar provizorisht, pasi ai vetë nuk ka një shtëpi të tij dhe as orendi për të jetuar. Gjithcka që kish trashëguar nga martesa i shiti në 2015 për të vajtur në azil në Gjermani për një trajtim mjekësor më të specializuar për sëmundjen e tij që thotë se nuk ishte zbuluar dot nga mjekët shqipëtarë.

Dhoma ku jetojnë burrë e grua kundërmon lagështi dhe myk, një ambient acid për një të sëmurë diabetik të rënduar si Ymeri,  I cili vec të tjerash vuan nga hepatiti B, nga stomaku si dhe nga një patologji pulmonare.

I sëmuri kujton momentet kur mbi dhjetë policë pa lajmëruar zbarkuan në shtëpinë e tij në Gjermani në orët e natës për ta imbarkuar në avion edhe pse për këtë këmbëngul se kishte marrë garanci nga avokati se nuk do të ndodhte kurrë për shkak të sëmundjes së rëndë për të cilën ishte shtruar disa herë në spital.

Një qese plot me ilace dhuratë nga spitali gjerman e mbajnë në jetë por jo dhe për shumë kohë pasi janë drejt fundit. Thotë se ndihet shumë i dobët për të qëndruar në këmbë cka i pamundëson të ndjek sistemin e referimit që do ti siguronte të paktën insulinat falas, që për një diabetik në stad të agravuar është bilata për të vijuar jetën.

Të ndarë nga fëmijët që kanë krijuar familjet e tyre cifti jeton me ato pako të holla që siguron bashkëshortja e cila punon me ditë si pastruese.

Pyesim Ymerin se përse nuk ka trokitur në bashki për të kërkuar ndihmë ekonomike. Por thotë se është i pashpresë se kjo do të ndryshojë dicka në jetën e tij.

Prej 2015 kur nisi eksodi i tretë i madh i shqipëtarëve të pas 90-tës e deri më sot numri i azilkërkuesve në Gjermani e ka kaluar me kohë shifrën 100 mijë persona, mes tyre bura gra fëmijë e pleq, prej të cilëve 97 përqind ose janë depërtuar me forcë nga policia gjermane ose vijojnë të qëndrojnë me sforco duke pajtuar avokat dhe hapur procese gjyqësore, por më kot, pasi shqipëria për europën e bashkuar konsiderohet një shtet I sigurtë ku jeta nuk mbart rreziqe që mund vijnë nga politika, feja, rracizmi, gjakmarrja,  apo cdo formë tjetër diskriminimi.

E ndërkohë familjet shqiptare si kjo e Ymerit dhe Valbonës që vërtiten në kufinjtë e mbijetesës kanë përpara dy rrugë të  qëndrojnë e të pranojnë fatin e trisht pa dritëshprese në fund të tunelit apo të rimarrin sërisht rrugën e mundimshme të emigrimit që nuk dihet se ku i përplas.

BalkanWeb

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb