Në vigjilje të sfidës kundër Empolit të Shqiptarëve, Max Allegri ka prekur edhe tema të tjera: “Empoli është një ndalesë e rëndësishme, duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Është një sfidë shumë e rëndësishme për vendin e katërt. Nuk mund t’iu them dot se sa pikë duhen për të siguruar vendin e katërt por mund t’iu them me siguri që për titullin duhen të paktën 85 pikë, ne nuk mund të arrijmë në nivele të tilla.

Allegri
Allegri

Sfida me Fiorentinën në gjysmëfinale? Ti marrim me radhë, hap pas hapi, por pa diskutim është një sfidë shumë e rëndësishme, përcaktuese për këtë sezon”, u shpreh Allegri duke theksuar ndër të tjera se ndaj Empolit nuk përjashtohet mundësia që njëri ndërmjet Vlahovic dhe Morata mund të ulet në pankinë për ti lënë vendin Kean.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb