Politikani Genc Pollo, i ftuar në ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço ka ndarë këtë të premte disa nga momentet të rëndësishme gjatë kohës së bashkëpunimit me Bujar Nishanin.

Ai u shpreh se në postin e Kryetarit të Shtetit tentonte të ishte neutral.

“Si koleg në qeveri do të kujtoja bashkëpunimin tonë të ngushtë, ishte ministër i Brendshëm në atë kohë kur u mundësua lehtësia për tu paraqitur përpara sportelit me kartën, apo letërnjoftim. Në postin e kryetarit të Shtetit tentonte të ishte neutral. Roli më i spikatur i Presidencës Nishani ishte pas 2013. Ka luajtur rol balancuar ndaj akumulimit të pushtetit…Nishani dhe më vonë Ilir Meta kanë qenë jo duke ndërhyrë për të vendosur shkopinj në rrota, besoj ka luajtur një rol në Presidencë në shërbim të parimeve të demokracisë”, tha ai.

Ish-presidenti Bujar Nishani, ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital në Gjermani. Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb