Liljana Sinani jeton në një strehë të moshuarish në Tiranë. Dhimbja e viteve që ka kaluar e burgosur nga sëmundja, bënë që tani të mos ketë askënd afër. Ajo nuk e di çfarë do të thotë “si gjithë të tjerët”. Që fëmijë nuk ka mundur dot të luajë e vrapojë.

Lëndojnë fjalët e saj kur thotë se i shihte shoqet nga dritarja kur luanin e ajo nuk hidhte dot asnjë hap të vetëm. Duke kujtuar rininë, thotë se nuk ka njohur kurrë një djalë apo të kishte menduar të lindte fëmijë. Mes lotësh, arrin të flasë për merakun e saj më të madh, që duket se është i vëllai dhe shëndeti i tij i rënduar dhe pamundësia për t’i qëndruar pranë.

Duke folur për emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula, Liljana harron për pak vuajtjet e tregon për gëzimet e vogla që ia ndryshojnë ditën. Pasi kamera fiket e grupi i xhirimet bëhet gati të largohet, ndihet shpirti miqësor i asaj gruaje që u faltë qetësi gjithë mikeshave të saj në strehëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb