Në një intervistë në News24, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i është përgjigjur kritikave të kreut të PD Sali Berisha.

Gjinushi tha se kreu i PD i ka kaluar të gjitha limitet, ndërsa shtoi se opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull

“E kam pas sqaruar që ka akuza ka shpifje , ky i ka kaluar limitet , mendoja që është çliruar nuk e dija që ka akoma sëmundje. Opinioni ka kuptuar që po të shau Berisha është në rregull. Ai nuk mund të flasë për këtë se nuk di as tabelën e shumëzimit, ngatërron edhe %. Kur ishte pedagog ka qenë nga më servilët, në ’90 i kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike dhe këto i di mirë. Sa i takon regresit e din mirë se është e kundërta e asaj që bëri Berisha në 2007, ku çështja ka shkua në Gjykatën Kushtetuese, ka bllokuar emërimin e Rexhep Mejdanit të zgjedhur nga ASH.

Që ta dinë Kushtetuta thotë emërohet kryetari sipas ligjit çdo njeri normal e di që ASH e zgjedh vetë kryetarin e saj, ashtu siç trupa akademike e zgjedh vetë. Ky ndali zgjedhjen e Rexhep Mejdanit. Ligji ynë e thotë se në rast se presidenti nuk do të bëjë shpallje e shpall vetë Asambleja. Tani nëse do të ishte antikushtetuese i bie që Ilir Meta nuk ka ditur të mbrojë të drejtat e tij. Sa i përket regresit në punë, jam i kënaqur për të gjitha proceset. Akademikët në 2007 janë zgjedhur me lista, Ismail Kadare ka qenë pa të drejtë vote. Pavarësisht se janë zgjedh me listë të zgjedhur janë figura, personalitete të mira. Është kjo asamble e zgjedhur sipas metodave të tij që më zgjodhi kryetar, ndoshta kjo edhe i vjen inat. Pra akademikët tanë kanë dinjitet që në vendimmarrje të japin në shërbim të institucionit dhe jo në dëm të tij. Unë nuk jam zgjedhur, më kanë zgjedhur, këtë e tregon edhe ajo që për ne nuk di njeri se kush është majtas apo djathtas”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb