MAT- Prokuroria e Matit ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim 7 zyrtarë të komunës Lis, përfshirë edhe Kryetarin e saj, të gjithë të akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, veprime të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e mbi rreth 10 milionë lekëve të reja.

Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, këto lloj shkeljesh:

1. Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë punë të kryer
2. Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara
3. Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerëve bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printerë.
4. I është shitur makina e komunës tip “Land Rover”, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).

Në përfundim të hetimeve, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit ka dërguar për gjykim shtetasit;
1. Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat
2. Dritan Farrici, zyrtar i komunës
3. Liljana Aliaj, zyrtare e komunës
4. Dashamir Panxha, zyrtar i komunës
5. Hismet Barhani, zyrtar i komunës
6. Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës
7. Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb