Mjeku i njohur Halim Kosova, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të Nisida Tufës në “News 24”, tregoi takimin e bisedën e fundit që ka zhvilluar me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai tregoi se i ka bërë kryedemokratit një pyetje: “Ku e kam vendin unë në Partinë Demokratike?” Sipas mjekut Kosova, Basha i ka thënë që vendin e ka ngjitur me të tijin, por pyetjes se çfarë do të bëj aty, ai i ka thënë se do t’i përgjigjet më 25 prill.

Në këtë moment, mjeku Halim Kosova thotë se i ka transmetuar Bashës, se është mbështetës i PD dhe i tiji, por i ka kërkuar leje për të kaluar nga krahu tjetër e t’i japë një dorë sistemit shëndetësor.

“Biseda e fundit që kam pasur me Bashën është para listave. I shkova në zyrë dhe i them të bëj një pyetje, ku e kam vendin në PD. Këtu ngjit me mua, po çdo bëj aty i thash, po do ta them më datë 25 tha. I thash që kam ardhur të transmetoj diçka, që jam me ty jam me ty dhe kjo dihet, që jam me PD jam me PD e kjo prapë dihet, kam ardhur të kërkoj leje që të kaloj pak nga krahu tjetër t’i jap një dorë në sistemit shëndetësor”, u shpreh Kosova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb