TIRANË

Për rektorin e Universitetit Luarasi, z. Ethem Ruka libri “50 vjet marrëdhënie me jashtë’ i ambasadorit Dashnor Dervishi është një eksperiencë e veçantë dhe befasuese. Duke folur për mikun e tij, Ruka tha në promovimin e librit për punën 50-vjeçare të diplomatit shqiptar se është një libër i shkruar me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Z.Dervishi i cili është dhe anëtar bordi i Universitetit Luarasi, për rektorin Ruka është nga të paktët që e ka merituar titullin ambasador duke e cilësuar një karrierë të jashtëzakonshme punën e tij dhe vetë diplomatin një aset për Universitetin Luarasi.

“Është shumë kënaqësi për mua që më jepet rasti të them pak fjalë për mikun tim të shtrenjtë, ambasadorin Dashnor Dervishi me të cilin e kemi filluar bashkë rrugëtimin në universitetin e Shkencave Natyrore. Rrugët na ndanë dhe na dhanë rrugë të ndryshme por sot jemi prapë bashkë. Profesori është anëtar bordi i Universitetit Luarasi dhe është kënaqësi që e kemi në gjirin e këtij universiteti të shkëlqyer.
U befasova kur fillova ta lexoj librin. I shkruar me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Një libër që rrjedh, të mban të mbërthyer dhe po e fillove të detyron ta mbarosh. Ambasadori e ka ndjekur politikën nga Shqipëria dhe duke e përfaqësuar Shqipërinë. 50 vite në diplomaci nuk i thonë pak. Një karrierë e shkëlqyer. Do ju ftoja ta lexonit me endje këtë pjesë të diplomacisë shqiptare. Diplomacia për mbrojtjen e interesave kombëtare nga misioni i diplomacisë është shumë i vjetër. Dashnor Dervishi është nga të paktët që e ka merituar titullin ambasador. Jemi shumë të gëzuar që të kemi mes nesh. Je një aset për grupin tonë dhe grupin Hysenbelliu”, tha rektori Ruka.

Ai deklaroi më tej se ambasadori Dervishi, për një periudhë të shkurtër i ka krijuar lidhje universitetit me partnerë ndërkombëtarë duke dhënë një tjetër lajm të mirë gjatë promovimit të librit në Universitetin Luarasi. “Po mundohemi ta shtrijmë bashkëpunimin e Luarasit dhe me SHBA-të dhe jemi në një proces të mbarë që jam i bindur se do ta finalizojmë dhe ta bëjmë realitet në një kohë sa më të shkurtër. Falënderoj presidentin e grupit Hysenbelliu, z.Irfan që e ka mëkuar punën tonë”, u shpreh Ruka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb