Policia e Beratit vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në një aksion të fundit, policia ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

L. Z. (P.), 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka caktuar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosja për deklarim a dëshmi të rreme”.

Ky shtetas ka qenë në proces gjyqësor për shkatërrim prone me zjarr dhe në datën 28.10.2020 ka kanosur shtetasin A. B., në mënyrë që ky i fundit të deklaronte dëshmi të rreme para organeve të drejtësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb