I shoqëruar me 4 motorë policie e një patrullë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuci për “BalkanWeb” shihet ish-ministri i cili mësohet se ka mbërritur pak rreth orës 16:00 pasi la sot ambientet e burgut ‘313’ ku mbahej qe prej ditës se vendimit.

Vendimi për transferimin e Tahirit në burgun e Fierit u mor nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës. Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: