Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Kefalonia, Greqi.
50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Rrëmbim” dhe “Krime kundër familjes”. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari u pikas nga oficerët e policisë, të cilët kontrolluan dhe konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Pas arrestimit, 50-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Penale të Kefalinisë, ku më pas pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
(BakanWeb)