Policia e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Në pranga ka rënë shtetasi Adrian Kacmoli, i dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb