Një shqiptar është arrestuar nga efektivët e policisë në zonën e Meranos në Itali, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim dhe ishte dëbuar nga territori italian që prej vitit 2015.

Mësohet se ai ka qenë përgjegjës për një sërë krimesh, kryesisht për vjedhjen e banesave, për të cilën ishte dënuar me 8 vite burg.

Që prej marrjes së dënimit dhe njohjes me vendimin për t’u dëbuar në 2015, ai kishte humbur gjurmët.

Në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Bolzanos, autoritetet zbuluan se ai fshihej në një shtëpi në Merano, nga ku ai u përpoq të arratiset gjatë orëve të natës, por pa sukses.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: