Uniformat blu kanë vënë në pranga 46-vjeçarin B.N., pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

46-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Liqeni”, zhvilluar më datë 13.09.2021, në liqenin e Ohrit, Pogradec, ku u arrestuan 2 persona të cilët ishin duke transportuar 38 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, drejt Maqedonisë së Veriut.

Sakaq bëhet me dije se për shtetasin B. N., Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi:

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Tushemisht, shërbimet e Policisë Kufitare, pas analizës së thelluar, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim B. N., 46 vjeç, lindur dhe banues në Ohër, Maqedoni e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Pogradec, në kuadër të operacionit “Liqeni”, zhvilluar më datë 13.09.2021, në liqenin e Ohrit, Pogradec, ku u arrestuan 2 persona të cilët ishin duke transportuar 38 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, drejt Maqedonisë së Veriut. Ky shtetas u shpall në kërkim, si bashkëpunëtor i dy shtetasve të arrestuar.

Për shtetasin B. N., Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb