Sot u dha vendimi për vendosjen nën sekuestro të pronave të shtetasit Altin Hajri e konkretisht i kompleksit Golden Resort, në Xhafzotaj , Pjezë , Durrës. karburantit “ALT- OIL 2008” dhe i një vile dy katëshe në Pjezë, Shijak, Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 te KP.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Angjencisë po sot dhe për njoftim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorisë së Posacme dhe shtetasit Altin Hajri.

Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar  nga autoritetet italiane, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë  vëllai tjetër i tij Emiljano Hajri.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb