Gerti Shehu, 31 vjeç është arrestuar nga policia pak minuta pas sulmit ditën e djeshme ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Shehu goditi me grusht liderin e opozitës sapo kishte nisur protesta dhe ai iu bashkua qytetarëve duke marshuar nga selia e PD drejt Bulevardit.

Një sulm i beftë, i papritur duke shmangur të gjithë truprojat e kreut të PD që i shkaktoi lëndime në fytyrë kreut të PD-së.

Pas arrestimit për Shehun u tha se vuante nga çrregullime mendore. Teksa siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” ai shihet teksa ecën i shpenguar në rrugë, pa ndonjë shenjë dalluese për probleme të shëndetit mendor.

Ky është momenti kur ai del nga xhamia te Ura e Tabakëve dhe më pas vijon rrugën për nga selia e PD-së, aty ku priti dhe finalizoi sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb