SHBA

William Brown, 24 vjeç  nga Texas ka ndërruar jetë, dy ditë pasi u shtrua në spitalin e ‘Forth Worth’, i plagosur rëndë më nje cigare elektronike. Aparatura i shpërtheu ndërkohë që djali e kishte në përdorim duke i shkaktuar edhe dëme në fytyrë.

Sipas asaj që raporton CNN, i riu u gjet në një parking përballë një dyqani me cigare eletronike. Pronari i dyqanit tregoi se 24-vjeçari kishte kërkuar ndihmë për të përdorur pajisjen, të cilën e kishte blerë në një vend tjetër.

Sapo mbërriti në spital, kushtet e djalit ishin  kritike dhe një pjesë e pajisjes i kishte mbetur në fyt. Pasi kaloi në koma, William humbi jetën si pasojë e një infarkti cerebral.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb