Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 33-vjeçar ka qenë shënjestër e një atentati me eksploziv. Menjëherë pas shpërthimit Endrit Sadedini u dërgua në spital pasi kishte marrë dëmtime të rënda të gjymtyrëve. Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari është në gjendje shoku traumatik, me dëmtime të rënda të anësive.

Burime nga spitali bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ai është duke marrë ndihmën e parë dhe se prognoza aktualisht është e rezervuar.

Foto 4 437x450
Foto 4 437×450

Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: