Lideri opozitar rus, Alexei Navalny pasi ka dalë nga spitali në Berlin është njohur me bllokimin e pasurive në Rusi.

Politikani bëri bujë pasi u helmua në Siberi me agjent nervor ”Novichok” dhe u transferua në Gjermani për kurim.

Më 27 gusht Gjykata i ka sekuestruar apartamentin në Moskë dhe i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare për shkak të një gjyqi të humbur.

Ai dhe aleatët e tij opozitarë kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje me një kompani hotelerie dhe më 19 tetor organizata e Navalny është urdhëruar që t’i japë kompanisë në fjalë 1.4 milionë dollarë për shpifje dhe dëm moral ndaj imazhit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb