Humbja e turpshme 6-0 përballë Spanjës ka lënë një gjurmë të thellë në opinion sportiv gjerman. Ish lojtarë të famshëm të katër herë kampionëve të botës, figura me shumë influencë, kërkuan shkarkimin e Joachim Low, por në mënyrë befasuese drejtuesit e Federatës Gjermane, dhe pse të përçarë, në fund vendosën ta konfirmojnë, të paktën deri në 2022.

Low
Low

Low ka shansin e fundit për të ndreq atë humbje, e vetmja mënyrë për ta konfirmuar sërish është fitimi i një tjetër trofeu madhor, “Euro2021” apo Botërori “Katar 2022”, gjithnjë nëse do të arrij deri në Botëror. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Federata e ka konfirmuar Low deri në vitin 2022, më pas për të nisur një cikël të ri me Jurgen Klopp në stol. Ky është objektivi kryesorë i drejtuesve, por më parë duhen të bindin Klopp i cili ka një kontratë me Liverpool deri në vitin 2024.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb