Një adoleshente i ka shpëtuar për një fije vdekjes, pasi avioni me të cilin ajo ishte duke udhëtuar është rrëzuar në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas autoriteteve vendase, 16-vjeçarja Autumn Veatch, është endur dy ditë e vetme në një zonë të panjohur, përpara se të gjendej nga një grup ekskursionistësh, të cilët po lëviznin në rrethinat e një parku kombëtar. Ishte e dehidratuar dhe në përgjithësi në gjendje të mirë shëndetësore.

Vajza ishte duke udhëtuar bashkë me gjyshërit në bordin e një avioni të nisur nga Manhatani për në Uashington, kur në një moment, avioni humbi lartësinë dhe nisi të rrëzohej. Ajo arriti të dilte nga mjeti fluturues dhe u mundua të ndihmonte edhe gjyshërit, por nuk ia doli.

Për orë të tëra kishte ndenjur pranë tyre me shpresën se do të vinin forcat e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit apo dikush që t’i shpëtonte. Duke parë se askush nuk po afrohej, nisi të kërkonte vetë. Ndërkohë, mjeti fluturues nuk është gjetur ende, duke qenë se kërkimet vështirësohen për shkak të zonës ku ka rënë avioni, e cila ndodhet në mes të maleve, citon t.sot.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: