Në Stamboll të Turqisë hidhet shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe u shpërndanë çmime të ndryshe. UEFA vendosi të japë çmimin “Presidenti i vitit” për të gjithë stafin mjekësorë që i shpëtoi jetën Christian Eriksen në kolapsin që pësoi në ndeshjen kundër Finalndës në Kampionatin Europian.

Në grupin që morën çmimin ishin mjekët që kryen ndërhyrjen vendimtare në për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, pjesëtare e përgjegjës për mjekësinë që ishin vendimtarër me ndërhyrjen e tyre për t’i shpëtuar jetën Kristian Eriksenit.

Çmimi u dha nga veti presidenti i UFEA-s, Aleksander Ceferin i cili hapi dhe ceremoninë e mbrëmjes. Përtej çmimit të fituar, stafi mjekësor i Danimarkës u respektua në një mënyrë të veçantë ku të gjitha figurat më të rëndësishme të futbollit u ngritën në këmbë për të duartrokitur humanizmin e tyre.  Një moment mjaft i veçantë për futbollin ky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb