VLORË

Gjendet një person i dëmtuar në kokë në Vlorë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” mesditën e sotme. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë njoftuar policinë, e cila e ka dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se i riu me iniciale O.L., 26 vjeç ka qenë i pandërgjegjshëm kur është gjetur nga policia.

“Në lagjen ‘Pavarësia’ shtetasi O.L., 26 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se është rrëzuar në tokë për shkak se i ka rënë të fikët dhe si pasojë ka marrë një dëmtim në kokë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb