Aktivisti nga Korça, Arben Kosturi ka ndërruar jetë nga COVID-19 pasi ishte shtruar në një nga spitalet e vendit.

Lajmin e bëjnë të ditur Vasilik Hysi dhe Niko Peleshi të cilët kanë reaguar për ndarjen nga jeta të Kosturin me mesazhe ngushëllimi për të.

Kosturi ishte aktivist në mbrojtje të të drejtave të komunitetit rom, egjyptian dhe minoriteteve në veçanti.
Po ashtu ai drejtonte shoqatën ‘’Disutni Albania’’.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb