Harry Kane mbetet një nga qendërsulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve. Kapiteni pritet të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni, ndërsa të shumtë janë ekipet që dëshirojnë shërbimet e tij.
Në Angli, Kane pëlqehet nga Man.United, ndërsa emri i tij prej kohësh lidhet edhe me një kalim të mundshëm te Bayern Munich.

Së fundmi, sipas Daily Mail, edhe Real Madrid po interesohet për kapitenin e përfaqësueses angleze. Në Madrid, Kane shihet si lojtari ideal për post-Benzema.
(BalkanWeb)