Victor Osimhen është kthyer në një nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve. Napoli nuk pritet ta mbajë me “forcë”, janë të gatshëm ta lënë të lirë, por sigurisht pasi të kenë marrë atë që kërkojnë, minimalisht 120 milionë euro.

Të shumë janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij, mbi të gjithë në Premier League, ku ekipeve si Man,United dhe Chelsea janë të gatshëm të investojnë një shifër të tillë. Bayern Munich gjithashtu ndjek nga pranë situatën që po kalon sulmuesi nigerian.

Osimhen
Osimhen

Së fundmi sipas mediave franceze, në garë për Osimhen pritet të futët edhe PSG. Për të ulur kostot e këtij transferimi, apo për të joshur edhe pak më shumë De Laurentiis, drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje dy lojtarë Mauro Icardi dhe Parades, i pari do të rikthehet nga huazimi te Galatasary ndërsa i dyti do të kthehet nga huazimi te Juventus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: