Chelsea vijon fushatën e spastrimeve, mbi të gjitha në fazën sulmuese, duke ndërtuar një ekip thuajse nga e para. Nga Londra u larguan Lukaku dhe Timo Werner duke krijuar më shumë hapësira për Armando Brojën. Në dy sfidat e para në Premier League, trajneri Thomas Tuchel i ka rezervuar pak minuta yllit kuqezi, por ky fakt nuk ndryshon asnjë në lidhje me planet e klubit për sulmuesin 20-vjeçar.

Broja
Broja

Sipas mediave angleze, klubi i Chelsea ka programuar një tjetër takim me përfaqësuesit e Brojës, këtë herë për të negociuar detajet e kontratës së re. Chelsea jo vetëm që nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e Brojës, por janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, aktualja përfundon në 2026.

Brojaa
Brojaa

Ideja e drejtuesve londinez është të blindojnë Brojën teksa e konsiderojnë si e ardhmja e klubit, në kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës. Me këtë lëvizje, Chelsea i dërgon një sinjal të qartë të gjithë pretendentëve që kërkojnë shërbimet e Brojës, për momentin ylli kuqezi është thjesht i pashitshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb