Jo vetëm Liverpool dhe Man.United, në garë për të siguruar shërbimet e Jude Bellingham pritet të futet edhe Man.City. Talenti britanik është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, në një kohë kur B.Dortmund nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, pritet të pranojë ofertën më të lartë që do vijë.

Pep Guardiola e ka të qartë se çfarë i duhet për sezonin e ri, një anësor të majtë dhe një mesfushorë, pasi Gundogan do të largohet në fund të këtij sezoni.

Jude
Jude

Në këndvështrimin e Guardiolës, Bellingham është lojtari ideal për të zëvendësuar mesfushorin gjerman.

Marca
Marca

Në Spanjë, e përditshmja Marca, shkruan se Dortmund pritet të përfitojë afro 150 milionë euro nga shitja e lojtarit, kjo është shifra që kërkojnë. Në këto kushte, përballë një kërkesë të tillë, Liverpool dhe Man.City mund të negociojnë, ndërsa Real Madrid, një tjetër klub që kërkon Bellingham, shpreson që dëshira e lojtarit të jetë përcaktuese në fund. Reali ka vendosur prej kohësh kontaktet me përfaqësuesit e Bellingham, ndërsa sipas Marca, në Madrid ka optimizëm se kjo marrëveshje mund të shkojë në favorin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb