Nedim Bajrami është një nga emrat më të lakuar në Serie A, i shumëkërkuar nga disa klube, i kthyer në prioritet për këtë merkato janari. Së fundmi në skenë ka dalë edhe ekipi i Sassuolo, në fakt Bajrami është një dëshirë e vjetër e Sassuolo pasi kërkuan shërbimet e tij edhe gjatë verës së shkuar, por në fund fantazisti kuqezi vendosi ti qëndroj besnik Empolit.

Bajrami
Bajrami

Sipas Sky Sport, drejtuesit e verdhezinjve kanë kërkuar informacion zyrtar tek Empoli për të kuptuar qëllimin e tyre, nëse ekziston ndonjë mundësi për të lënë të lirë Bajramin. Pavarësisht se dy klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, drejtuesit e Empolit besojnë shumë tek Bajrami dhe nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë, të paktën jo gjatë merkatos së janarit.

Bajrami shihet nga drejtuesit e Sassuolo si lojtari ideal për të zëvendësuar Filip Djuricic, i destinuar për tu larguar. Pavarësisht se ka pasur një sezon me ulje ngritje, Bajrami deri në këtë pikë të Serie A ka shënuar 4 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb