Në sezonin e tij të parë si protagonist në Angli, Armando Broja arriti të realizojë 9 gola me fanellën e Southampton, 6 në Premier League, shifra shumë pozitive, e të mendosh që jo gjithnjë u preferua titullar, apo në fundin e sezonit ku “shenjtorët” pësuan një rënie të ndjeshme, bashkë me ta edhe Broja. Shifrat dhe potenciali i shfaqur në fushë kanë bërë që ofertat për Brojës të vijnë nga të gjithë anët, por ndryshe nga se perceptohet, Chelsea as që ka ndërmend ta lë të lirë, fundja ka një kontratë deri në 2026.

Broja
Broja

Sipas mediave angleze, trajneri Thomas Tucel ka vënë veton në këtë çështje, nuk dëshiron që Broja të largohet, për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë refuzuar dhe vijojnë të refuzojnë ofertat që vijnë për Brojën, ose duke i vendosur një çmim shumë të lartë, që e bën blerjen e tij praktikisht të pamundur.

Broja2
Broja2

Nga Londra pritet të largohet Romelu Lukaku i cili nuk preferohet më nga Tuchel, një arsye tjetër pse Broja nuk pritet të largohet këtë verë, do ti jepet një shans për të treguar aftësitë e tij në “Stemford Bridge”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: