LEZHE- Autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, por Arben Gjikolaj, 36 vjeçari shqiptar është arrestuar sot në Lezhë.

Ditën e sotme, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në fshatin Manati në Lezhë, të Gjikolajt, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 16 qershor të këtij viti nga Interpol Roma, pasi të, Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016 ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: