PSG është e kënaqur me paraqitjet e Sergio Ramos. Në këto kushte, mediat bëjnë me dije se drejtuesit janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re lojtarit të prapavijës.

Ramos ka marrëveshje me parizienët deri në fund të sezonit dhe deri në këto momente që po flasim nuk është arritur asnjë akord. Pavarësisht të gjithave, ka optimizëm se palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ramos ka luajtur 24 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ndërsa në Champions League mbetemi në kuotën e 8 paraqitjeve. Në Kupën e Francës, spanjolli ka zbritur në fushë 3 herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: