E ardhmja e Igli Tares është ende e paqartë me drejtorin sportiv që i skadon kontrata me Lazion në vitin 2023. Nuk është vendosur nde për një rinovim mes palëve duke parë problemet ekonomike të klubit. Juventusi është ndër skuadrat që po monitoron situatën e 48 vjeçarit.

Bardhezinjtë kërkojnë të bëjnë një ndryshim përsa i përket kupolës drejtuese dhe shohin tek shqiptari strategun e duhur për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë. Megjithatë, nuk është vetëm Juventusi në garë për të.

Sipas mediave italiane, Eintracht Frakfurt po mendon seriozisht të afrojë shqiptarin në skuadër. Madje thuhet se gjermanët janë në avantazh kundrejt skuadrave të tjera. Tani mbetet për tu qartësuar situata e Igli Tares dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Lazio në fund të sezonit ose jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb