Aventurës së Arturo Vidal te Bayern Mynchen me shumë mundësi do t’i vijë fundi së shpejti. Kjo për dy arsye, e para futbollistit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe e dyta në Bavari nuk shihet më si i pazëvendësueshem.

Prej kohësh dihet se Jose Mourinho është një nga trajnerët që e pëlqen së shumti mesfushorin defensiv dhe jo më kot ka kërkuar ta blejë edhe më parë. Sipas kilianes La Cuarta, me urdhër të trajnerit portugez United ka ofruar 48 milionë euro për Vidal. Oferta përfshin një kontratë katërvjeçare me rrogë 14,4 milionë euro në sezon për lojtarin.

Nëse gjermanët duan të fitojnë një shumë të mirë, atëherë duhet ta shesin gjatë kësaj vere duke mos rrezikuar ta lejojnë të largohet me parametra zero vitin tjetër.

Por edhe Chelsea është duke vëzhguar gjendjen e kilianit. Trajneri Antonio Conte thuhet të ketë folur personalisht me Vidal gjatë dimrit për ta bindur për një transferim në Londër. Të dy njihen nga koha kur ishin tek Juventus.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb