Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar fotografinë e personit i cili ndihmoi policinë në hetimet ndaj Fredi Belerit dhe siguroi provat që e dërguan atë drejt arrestimit për shit-blerje votash.

Ndërkohë, gazetari Eni Ferhati ka zbuluar identitetin e këtij personi, duke e identifikuar si 23-vjeçari Arsen Rama, person i arrestuar 3 vite më parë për mashtrim.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati zbuloi se 23-vjeçari është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj në policinë e Vlorës duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro.

Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.

“Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra është i skeduar. Ndaj avokatët e Belerit luajtën sot kartën e besueshmërisë së këtij personi në këtë çështje”, tha gazetari Ferhati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb