Atalanta nuk ka ‘yje’ në skuadër por diferencën në ekipin që po bën surpriza prej dy vitesh në “Seria A” e bën grupi. Gjithsesi në morinë e lojtarëve kualitativ bie në sy gardiani shqiptar i portës, Etrit Berisha, i cili është kthyer në një nga pikat kyçe, duke i dhënë shumë siguri në prapavijë bergameskëve.

Pikërisht paraqitjet pozitive në Kupë kundër Napolit që solli edhe kualifikimin për në gjysmëfinale të Atalantës, ka bërë që shqiptari të vihet në orbitën e skuadrës së Sarrit. “Calciomercato” shkruan se Napoli, kryesuesja e “Seria A” me shumë gjasa do ta zëvendësojë portierin Pepe Reina pikërisht me Berishën në fund të këtij sezoni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb