Avokati Max Haxhiaj, ka treguar prapaskena gjatë momentit që pritej në sallën e Apelit të GJKKO vendimi ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, klientit të tij.

Haxhiaj ka treguar, se ata ishin të përgatitur për çdo vendim dhe u shpreh i bindur kur tha se në dhënien këtij vendimi është shkelur ligji.

Gjithashtu, Haxhiaj ka zbuluar, se persona, të cilëve nuk i zbuloi emrat, i kanë kërkuar Tahirit që të largohet nga salla e gjyqit, por ai ka refuzuar të bëjë një akt të tillë, duke shprehur disponueshmëri.

“Pritshmëria që kishte opinion shqiptar le të quhet i përmbushur. kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhej nga pikëpamja juridike. Kur flas për kënaqje flas për misionin e drejtësisë. Shpërdorimi i detyrës nuk është në juridiksionin e kësaj gjykate. Vendosja në planin e deklarimit fajtor dhe dënimit me 3 vite e 4 muaj përfundimisht, ishte e papritur jo në aspektin që na çuditi, por ishte non sens juridik. Pezullimi ka të tjera kritere. Nuk e di si do e justifikojë gjykata një vendim të tillë. Ky vendim ishte vendim për të kënaqur. Paramendimin në këtë vendim ka të bëjë me faktin që na bën optimist dhe i tremben pafajësisë në gjykatë të Lartë. Duhet të pyesim gjyqtarët se përse e bënë. Nuk mund të them ekzaktësisht, por duke parë këtë vendim të pa justifikuar nga pikëpamja e shkaqeve dhe përse duhej hequr aplikimi i nenit 59, i ka të gjitha brenda. Saimir Tahiri i kishte të gjitha mundësitë edhe të mos vinte. Kishte edhe njerëz që të mos paraqitej. Por ai tregoi disponueshmëri”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb