Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Indi. Një burrë, i identifikuar si Rajgopal Naik, ka arritur të vrasë vetëm me duar një leopard që kishte sulmuar atë dhe familjen. Gjithçka ndodhi në rajonin Hasan, kur ai po kthehej me motoçikletë në shtëpi së bashku me gruan dhe djalin.

Kafsha e egër, e fshehur në shkurret e dendura anash rrugës u shfaq papritur dhe nisi t’i sulmojë familjen. Fillimisht leopardi nisi t’ia kafshoj këmbën djalit të Naik e më pas iu vërsul dhe gruas së tij. Në këtë moment reagoi burri i cili e kapi fort prej fyti leopardin dhe nisi ta grushtojë me sa fuqi kishte, e në fund doli triumfues.

Megjithatë, edhe pse e fitojë betejën me kafshën, Naik nuk ia hodh paq këtij dyluftimi, pasi u lëndua në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb