Një anije e lashtë romake, që i daton shekullit të II para Lindjes së Krishtit, është zbuluar së fundmi në ujërat e Detit Mesdhe, në afërsi të bregdetit të Palermos.

Anija është gjetur në 92 metra thellësi. The Guardian ka publikuar imazhe të anijes në fjalë dhe mendohet se ajo ishte e specializuar për transportimin e verës.

“Mesdheu vazhdimisht na jep elemente të çmueshme për rindërtimin e historisë sonë të lidhur me tregtinë detare, llojin e barkave, transportin që është kryer”, tha një zyrtare e rajonit të Palermos, Valeria Li Vigni.

Ky zbulim nga autoritetet siciliane u përshkrua si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të vjetëve të fundit.

Pak javë më parë, arkeologët sicilianë zbuluan një objekt tjetër të fundosur, një anije të lashtë romake në rreth 70 metra thellësi afër ishullit Ustica. Në këtë anije kishte shishe me verë të shekullit II para Lindjes së Krishtit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb