Deputeti Petrit Vasili ka vijuar akuzat per inceneratorin e Fierit.

Teksa publikoi faktet në emër të Partisë së Lirisë ai tha se qeveria nuk ka ndenjur rastësisht në heshtje.

“E kemi shumë të qartë se në këtë fazë ka elemente më të rëndë se tjetri. Deklarohet inceneneratori gati për dorëzim. Ministria në vend që ta merrte për 24 orë, pasi shtyrja e këtij projekti është gati 3 vjet. Kontrata u lidh që kjo të përfundonte në 2019-ën, por u shty më tej. Pasi u përdor për fushatë, se donin t’i shisnin sapunin për djathë qytetarëve. Qeveria ishte më pak e interesuar. Po pse s’donte ta merrte qeveria në dorëzim? Që në mars të 2021-shit? Më pas njoftohen me shkrim. Pastaj ku objekt me dokumente, del se nuk është gjëkundi. E tëra një mashtrim ku qeveria nuk rri në heshtje rastësisht, por është pjesë e kësaj afere.”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb