SPANJË

Një kalvar të vështirë mundimesh po kalojnë emigrantët nga Afrika në drejtim të Spanjës.

Muhamed, 30 vjeç nga Maroku theksoi se i ka thënë lamtumirë familjes së tij e është larguar pa asgjë. “Unë i thashë lamtumirë familjes time dhe u largova pa asgjë”, tha ai.

Duke folur për transmetuesin spanjoll RTVE, ai dha detaje se si ishte bashkuar me numrin rekord të migrantëve që kanë hyrë ilegalisht në enklavën e Spanjës të Afrikës së Veriut Ceuta që nga e hëna, shkruan BBC.

Si shumë të tjerë, ai tha se punësimi ishte arsyeja e tij kryesore pse iku nga vendlindja. “Unë dua të punoj dhe të ndihmoj familjen time. Të gjithë miqtë e mi, ne duam të punojmë.”

Mohamed i tha RTVE (në spanjisht). Ai kishte marrë një taksi me një kushëri dhe disa miq për 30 minuta për të arritur në territorin spanjoll.

Gjatë rrugës, afër në kufi ata u ndaluan nga autoritetet marokene, tha ai, por pastaj na lanë të vazhdojmë, e përgjigja nga ta ishte si një po dhe jo “.

Spanja dërgoi trupa ushtrie, ndërsa 8 000 migrantë hynë në enklavë. Më shumë se 5 600 nga 8 000 migrantë që kanë hyrë janë dëbuar përsëri, thonë zyrtarët spanjollë. Dhjetëra të rinj janë në radhë për të hyrë përsëri në Marok të mërkurën në mëngjes.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve Efe, policia marokene tani ka rritur kontrollet në zonën kufitare për të parandaluar ndonjë përpjekje më shumë kalimi. Enklavat spanjolle Ceuta dhe Melilla janë bërë magnet për migrantët afrikanë që përpiqen të arrijnë në Evropë.

Një ministër i qeverisë marokene ka lënë të kuptohet se këtë javë ka pasur më pak kontrolle kufitare. Migrantët – shumë prej tyre duke përdorur unaza inflatable dhe gomone – filluan të mbërrinin në Ceuta në orët e para të së hënës. Ndërsa shumë ishin të rinj, familje të tëra dhe rreth 1 500 fëmijë gjithashtu hynë në territorin spanjoll. Të paktën një person vdiq duke bërë kalimin këtë javë.

Të martën, Spanja vendosi trupa për të ndihmuar policinë kufitare të Ceutës. Skenat dramatike u kapën në det të hapur ndërsa familjet kalonin nëpër ujë dhe oficerët e Gardës Civile të Spanjës hynë në det për të shpëtuar fëmijë të vegjël. Nga e marta në mbrëmje, raportet thanë se numri i njerëzve që përpiqeshin të hynin nga deti ishte zvogëluar. Disa migrantë po ktheheshin vullnetarisht në Marok, ndërsa të tjerët mund të shiheshin duke u kthyer nga ushtarët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb