Një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi Can Yaman ka pranuar në disa intervista se është me origjinë shqiptare ashtu si edhe shumë artistë të tjerë në Turqi. Së fundmi aktorit i është kërkuar gjatë një interviste që të zgjedhë mes ushqimit italian dhe atij shqiptar.

28-vjeçari ka thënë se ushqimi i tij i preferuar është shqiptar. I konsideruar si një nga djemtë më të bukur turq, Yaman vazhdon me sukses karrierën e tij kinematografike.

Të tjerë aktorë që kanë deklaruar origjinën e tyre shqiptare janë personazhe të njohura si edhe për publikun në vendin tonë si Kivanc Tatlitug, Baris Arduç, Atakan Hoşgören, Engin Altan Duzyatan i njohur për rolin e tij në Ertugrul etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb