TIRANE

Në emisionin “Jeta pa filtër” një çift përballet publikisht pas tradhtisë. Gruaja nga Tirana tregon se i shoqi kishte filluar të shoqërohej më një kolege të punës, teksa asaj i duhej të kujdesej për vajzën e porsalindur. Kjo e kishte kthyer në një njeri tjetër.

Ai për të mbuluar sjelljet e veta, dëshirën dhe nevojën për të dalë edhe me një femër tjetër, e akuzonte atë para prindërve. Marrëdhënia në çift ishte ftohur në të gjitha aspektet, duke mos duruar dot këtë gjendje e shoqja paguan një detektive private, ajo e ndjek këtë person duke fotografuar e faktuar çdo lëvizje të tij të dyshimtë deri në vërtetim të tradhtisë së tij.

Në emisionin “Jeta pa filtër” burrë e grua rrëfejnë përballjen e parë pas zbulimit të së vërtetës dhe si vazhdon jeta e tyre aktualisht. Ata janë prindër edhe të një fëmije. Transmetimi i këtij emisioni vjen çdo të mërkurë në orën 10:30 në TV “News24” sikurse mund ta ndiqni edhe në kanalin e Youtube “News24Albania”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb