Zyrtari i FSHF-s, Alban Tafaj është shprehur i indinjuar për “Oversport” pas ndeshjes Vllaznia-Laçi, pasi gjeti të thyera xhamat e makinës menjëherë pas ndeshjes. Ky episod vjen për shkak se shkodranët ishin të pakënaqur me mënyren e arbitrimit dhe kanë patur kontestimet e tyre gjatë ndeshjes.

“Në momentin që përfundoi ndeshja, vështirë të nxirrnim arbitrat nga stadiumi. Bashkë me ata duke dalë nga stadiumi e gjej makinën time të dëmtuar nga xhamat. Është një incident që e dëmton këtë qytet dhe futbollin e këtij qyteti.

Më vjen keq që ndodhi, jo vetëm mua, por edhe në rast se do t’i ndodhte dikujt tjetër. E vetmja gjë që më ka indinjuar më shumë është gjesti nga tifozët shkodranë. Më shumë e kam problemin me organizatorët e klubit që nuk i zgjidhnin dot këto probleme.” – tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: