Ndeshja e futbollit Këlcyrë-Maliqi, e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë është shoqëruar me një incident të rëndë, ku një futbollist, në krahun e të zotëve të shtëpisë ka dhunuar një prej lojtarëve kundërshtar, Aristidhis Coli.

Bëhet fjalë për futbollistin e Maliqit Arlind Xaka, i cili është dhunuar nga një përfaqësues i skuadrës tjetër, ndërsa ai ka mbetur i lënduar. Në një prononcim për gazetaren e ‘New24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra, Xaka ka rrëfyer për herë të parë detaje nga ngjarja, ku ra pre e dhunës. Ai pohoi se ditën e hënë do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi ka marrë dëmtime në nofull, ku i është prekur dhe një gjëndër në vesh.

“Kam marrë një goditje nga mbrapa, pa mendje. Nuk kishte lidhje fare me lojën për momentin. Topi ishte në krahun tjetër të fushës. Demi që më kanë shkaktuar është shumë i madh, pasi më kanë goditur në nofull, e cila më ka ngacmuar një gjëndër të veshit. Do kryej një operacion ditën e hënë. Kam qene në Gjirokastër pa ndjenja. Jam distancuar nga kamerat për arsye familjare. Ai që më dhunoi e mori dënimin e tij edhe pse unë pretendoja për një dënim akoma me te madh. Janë disa fusha që në futboll janë të ashpra, mbase nuk janë si ekip por si individë, siç ishte rasti im. Në përgjithësi ka shumë ashpërsi teksa luhet futboll”, pohon sulmuesi Arlind Xaka.

Komisioni i Disiplinës dënoi përjetësisht futbollistin e Këlcyrës Aristidhis Coli për dhunë ndaj kundërshtarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb